Brenda bunkereve te ndertuar per ti shpetuar fundit te botes
Ky kompleks luksoz është ndërtuar në Dakotën e jugut aty ku mund te strehohen rreth 10,000 njerëz.
Bunkerët janë përdorur nga ushtria në 1942 dhe janë ndërtuar me beton të fort për ti rezistuar edhe 500,000-ton shpërthimi. Në vend të dritareve, në brendësi të bunkerëve janë vendosur dritare virtuale LED për të krijuar një pamje tjetër nga ajo e botës së jashtme. E pajisur me mekanizëm të mbijetesës dhe me pajisje të brendshme të posaçme, kompleksi me përpmasat e nje qyteti mund të shpëtojë mijëra njerëz në rast të një goditjeje nga asteroidët ose luftë bërthamore.
Edhe pse strukturat nga jasht duken madhështore, ato kanë të gjitha komoditetet e shtepisë duke përfshirë ketu edhe divane , një tavolinë dhe piktura të varura në mure. Ato gjithashtu përfshijnë dritare virtuale LED për të stimuluar një pamje ndryshe nga bota jasht. Kompania Vivos e cila po ndërton bunkerët e shpëtimit nga fundi i botës po shfrytëzon 18 kilometra katrorë te hapsirës ushtarake në Dakotën e jugut.
Bunkerët janë rreth 18 metra të gjerë dhe 24 metra të gjatë si dhe kanë mjaftueshëm vend për të mbajtur furnizime për 12 muaj. Secili bunker mund të strehojë 10 deri në 20 njerëz. Për sa i përket kostos secili bunker do të kushtojë 25.000 dollarë. Kompania Vivos e bleu këtë hapësirë në vitin 2016 dhe bunkeri i parë mund të jetë gati këtë verë. Drejtuesi i kompanisë është shprehur se kur ky kompleks të jetë gati do të jetë i aftë të akomodojë 6.000 deri në 10.000 njerëz. Ky ndoshta do të jetë komuniteti më i madh i mbijetuar në planet.